Porta juaj drejt internetit në gjithë botën!

Blini një eSIM për pak minuta, skanoni kodin QR dhe lidhuni në internet sapo të arrini, në mbi 190 shtete dhe pa kosto roamingu.

191 destinacione, një eSIM

Prek një shtet në hartë për të parë çmimin dhe planet.

Po ngarkohet harta…
eSIM në dispozicionEnde jo në dispozicion

Zona jonë e mbulimit

Shërbimi ynë eSIM ofron mbulim të gjerë, duke siguruar lidhje të pandërprerë në rajonet kryesore dhe destinacionet turistike.

Po vini në atdhe? Internet për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Pushimet në Atdhe Kosovë + Shqipëri + fqinjët me një pagesë, 5% zbritje për çdo plan Krijo paketën

4 hapa të thjeshtë dhe jeni online

Pa shkuar në dyqan dhe pa kartë SIM plastike. Gjithçka bëhet në telefonin tuaj: zgjidhni planin, paguani, skanoni kodin QR dhe jeni të lidhur.

  • icon
    Zgjidhni destinacionin
  • icon
    Blini planin
  • icon
    Skano kodin QR
  • icon
    Shijoni planin tuaj të internetit

Pse Gate eSIM?

Gate eSIM është një dyqan eSIM i krijuar për udhëtarët shqipfolës dhe diasporën. Zgjidhni planin e internetit për destinacionin tuaj, paguani në mënyrë të sigurt dhe instalojeni për pak minuta, me mbështetje në shqip sa herë që ju nevojitet.

  • image
    +

    Destinacionet

  • image

    Gjuhë: shqip dhe anglisht

  • image
    €

    Kosto roamingu

Çmime transparente, pa surpriza

E shihni çmimin e plotë para se të paguani. Pa kontrata, pa abonime dhe pa tarifa të fshehura: zgjidhni vetëm internetin dhe ditët që ju duhen.

  • Tarifa të përballueshme
  • Pa tarifa të fshehura
  • Paketa fleksibile
  • Aktivizim i menjëhershëm

Çfarë merrni me Gate eSIM

Gjithçka që ju duhet për të qëndruar online gjatë udhëtimit, në një vend.

image
Internet në mbi 190 shtete

Plane lokale, rajonale dhe globale për çdo lloj udhëtimi.

image
Dorëzim i menjëhershëm

eSIM-i dhe kodi QR janë gati në llogarinë tuaj menjëherë pas pagesës.

image
Rimbushje e lehtë

Po ju mbaron interneti? Shtoni më shumë në të njëjtin eSIM, pa kod të ri QR.

image
Ndihmë në gjuhën tuaj

Nuk jeni të sigurt si ta instaloni? Ekipi ynë ju përgjigjet në shqip dhe anglisht.

Paratë mbrapsht nëse eSIM-i nuk punon

Nëse eSIM-i nuk mund të aktivizohet për shkak të një problemi nga ana jonë dhe ekipi ynë i mbështetjes nuk e zgjidh dot, ju i merrni paratë mbrapsht, siç përshkruhet në Politikën e rimbursimit.

  • image
    Blerje pa rrezik
  • image
    Proces i lehtë rimbursimi
  • image
    Përpunim i shpejtë
  • image
    Mbështetje në shqip
refer-image

Ftoni miqtë dhe fitoni shpërblime!

Fitoni komision sa herë që dikush regjistrohet përmes linkut tuaj të referimit. Sa më shumë të shpërndani, aq më shumë fitoni, pa asnjë limit! Edhe miku juaj përfiton shpërblime ose zbritje ekskluzive. Është e shpejtë, e lehtë dhe krejtësisht falas. Filloni të shpërndani sot dhe ktheni lidhjet tuaja në të ardhura reale!

Si të referoni një mik

Shpërndani linkun tuaj të referimit dhe fitoni komision.

1

Shpërndani linkun e referimit me miqtë tuaj.

2

Miku juaj regjistrohet dhe blen një plan.

3

Ju fitoni komisionin e referimit.

Keni pyetje para blerjes?

Pyetjet më të shpeshta për eSIM-in, instalimin dhe pagesën. Kërko ose hap njërën.

Çfarë është eSIM-i?

eSIM-i është një kartë SIM digjitale që instalohet brenda telefonit, pa kartë fizike. Me Gate eSIM blini internet për shtetin ku udhëtoni dhe e instaloni për 2 minuta.

A e mbështet telefoni im eSIM-in?

Shumica e telefonave të rinj e mbështesin (iPhone XS e më të rinj, Samsung Galaxy S20 e më të rinj, Google Pixel 3 e më të rinj dhe shumë të tjerë). Telefoni duhet të jetë i zhbllokuar. Testi më i sigurt: thirrni *#06# dhe nëse shfaqet numri EID, telefoni e mbështet.

A më duhet të heq kartën time SIM?

Jo. Karta juaj e zakonshme mbetet në telefon. Për thirrje dhe SMS përdorni numrin tuaj, ndërsa për internet zgjidhni Gate eSIM.

A merr eSIM-i numër telefoni?

Planet tona janë vetëm për internet. WhatsApp, Viber, Instagram dhe thirrjet përmes tyre funksionojnë normalisht me numrin tuaj të zakonshëm.

Si paguaj?

Me mënyrat e pagesës që shfaqen në arkë (kartelë ose bankë). Pagesa është e sigurt dhe çmimi që shihni është çmimi përfundimtar.

Kur e marr eSIM-in?

Zakonisht brenda pak minutash pas pagesës. E gjeni te “eSIM-et e mia” në aplikacion ose në faqe, dhe me email.

A mund ta blej për dikë tjetër?

Po. Mund t’i dërgoni një kartë dhuratë me shumën që dëshironi. Ai e përdor për të zgjedhur vetë planin.

Përdorim cookies për t'ju mbajtur të kyçur, për të mbajtur mend gjuhën tuaj dhe për të përmirësuar faqen. mëso më shumë

Lejo